Dr. Ardian Kozhani

Ar Dent Dental Clinic

Klinika jonë dentare është e dedikuar për të ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe për të siguruar një përvojë të këndshme për të gjithë pacientët tanë. Ekipi ynë i eksperiencuar i mjekëve dhe stafi i trajnuar janë gati për t'ju ndihmuar të arrini dhe të ruani shëndetin optimal të gojës.

Dr. Ardian Kozhani

Oral Surgery Doctor

20000+

Trajtime të Suksesshme

10+

Vite Eksperience

Lexo CV
Liridon Kozhani

Liridon Kozhani

CEO Ar Dent Dental Clinic

Liridon Kozhani është CEO dhe themeluesi i klinikës dentare Ar Dent, si dhe pronari i Spitalit Estetik dhe Ar-Dent Store L.L.C. Me një karierë të pasur në teknologji dhe menaxhim, ai ka kombinuar ekspertizën e tij në zhvillimin e softuerit me pasionin për shëndetin dhe kujdesin për pacientët.

Read More
Liridon Kozhani

0

Our Specialists

0

Visits / Year

0

Treated Patients / Year

0

Happy Reviews

Emergency Care

24/7 emergency medical services with rapid response teams and state-of-the-art equipment.

Expert Doctors

Our team of experienced specialists provides personalized care with the latest medical advancements.

Modern Facilities

State-of-the-art medical equipment and comfortable patient rooms for the best care experience.

Our Main Services

The main services we offer for your smile and health.

Dental Implants

Dental implant is an artificial root designed to replace the natural one. They are titanium screws that go into the jaw.

PEDODONTICS

Dentistry pediatric (Pedodontia) is that branch of dentistry that prevents and treats the oral pathologies of the patient in the developmental age.

ENDODONTICS
(DEVITALIZATION)

Endodontics is the specialized branch of modern dentistry that deals with prevention.

ORTHODONTICS

Orthodontics is the branch of Dentistry that deals with the knowledge of tooth movements, cranio-facial development and arch alignment.

Prosthetic

Dental prostheses are designed for patients who have lost almost, or all, of the teeth.

Teeth whitening

One of the branches of dentistry also deals with teeth whitening. Whitening of tooth can be performed in different ways

PARODONTOLOGY

Periodontitis once upon a time called pyorrhea is characterized by damage to the gums, bone and other structures that support the tooth.

ORAL SURGERY

Extraction surgical treatment of roots stuck in osteomucosa and impacted teeth IS one of the most common surgical interventions.

DENTAL HYGIENE

Professional dental cleaning and hygiene services to maintain optimal oral health and prevent dental problems.

Our Medical Staff

Meet our team of experienced medical professionals

Besarta Thaqi

Dr. Besarta Thaqi

Specialiste e Protetikës

Me mbi 10 vite përvojë pune, Dr. Besarta Thaqi është njëra ndër profesionistet më të përkushtuara në fushën e Protetikës dentare. Ajo njihet për ambicien, kujdesin dhe qasjen e saj të ngrohtë ndaj pacientëve, duke u siguruar që çdo trajtim të jetë një përvojë e rehatshme dhe e sigurt. Përveç karrierës së suksesshme profesionale, Dr. Besarta ka pasion udhëtimet, të cilat i japin frymëzim e energji për punën e saj të përditshme. Si tifoze e zjarrtë e Real Madridit, ajo sjell gjithmonë shpirtin e lojës së bukur dhe vendosmërinë për rezultate të shkëlqyera edhe në profesionin e saj. ⚽✨ Në duart e saj, buzëqeshja juaj është gjithmonë në fokusin e duhur! 😃🦷

Egzon Murati

Dr. Egzon Murati

Specialist i Kirurgjisë Orale

Dr. Egzon Murati është një profesionist me mbi 10 vite përvojë pune në fushën e stomatologjisë dhe kirurgjisë orale. Ai ka përfunduar studimet dhe specializimin në Fakultetin e Mjekësisë – Universiteti i Prishtinës, ku ka ndërtuar bazat e një karriere të suksesshme dhe të respektuar. I lindur në Bujanoc, Luginën e Preshevës, Dr. Murati njihet për kujdesin e tij të veçantë ndaj pacientëve, përpikërinë dhe respektimin rigoroz të standardeve të sterilitetit. Përveç profesionalizmit, ai është një personalitet me pasione të shumta: veturat, makinat dhe teknologjia moderne, ndërsa mbetet i lidhur ngushtë me vlerat dhe ushqimin tradicional. Me kombinimin e përvojës, përkushtimit dhe qasjes njerëzore, Dr. Egzon Murati ofron trajtime të sigurta e cilësore, duke fituar besimin dhe mirënjohjen e pacientëve të tij.

Dhurata Hyseni-Kozhani

Dr. Mr. Dhurata Hyseni-Kozhani

Stomatologe – Master i Farmacisë

Dr. Dhurata Hyseni-Kozhani është një profesioniste me formim të gjerë akademik dhe përvojë të pasur në fushën e mjekësisë dhe stomatologjisë. Ajo ka përfunduar studimet në Master të Farmacisë, për të vazhduar më tej me Fakultetin e Mjekësisë – Dega e Stomatologjisë. Aktualisht, Dr. Dhurata është kryesisht e fokusuar në praktikën klinike si Stomatologe pranë Ar Dent Dental Clinic, ku veçohet për profesionalizëm, njohuri të thella mbi sëmundjet komplekse dhe aftësinë për t’i trajtuar ato me qasje gjithëpërfshirëse. Përveç profesionit, ajo është një person i pasionuar pas leximit dhe mjedisit, me një shije të veçantë dhe delikate në gjërat që e rrethojnë. Dr. Dhurata Hyseni-Kozhani bashkon dije të thella shkencore, përkushtim dhe finesë personale, duke ofruar kujdes cilësor dhe human për secilin pacient.

Blerta Restelica

Dr. Blerta Restelica

Stomatologe – Ar Dent Dental Clinic

Dentiste e përkushtuar dhe e respektuar për profesionalizmin e saj, vëmendjen e jashtëzakonshme ndaj detajeve dhe qasjen humane ndaj pacientëve e bënë shumë më të veçantë Dr. Blerten, ajo ndërthur njohuritë shkencore me aftësitë praktike për të ofruar trajtime dentare cilësore, duke krijuar gjithmonë një ambient të qetë dhe të besueshëm, komod për çdo pacient. Çdo detaj i punës së saj reflekton kujdes të jashtëzakonshëm dhe preciz duke pasqyruar një filozofi të përqendruar tek perfeksioni dhe mirëqenia e pacientit. Përtej profesionit, Blerta është një dashamirëse e letërsisë, duke gjetur frymëzim te veprat e përjetshme të autorëve klasikë. Ajo beson se, ashtu si çdo histori mbart kuptim të thellë, çdo buzëqeshje tregon historinë e vet unike. Çdo kujdes i saj profesional ka për qëllim të bëj dhëmbet sa më të bukur dhe të qëndrueshme.

Valesa Hajdari Fejzullahi

Dr. Valesa Hajdari Fejzullahi

Specialiste e Kirurgjisë Orale

Dr. Valesa Hajdari Fejzullahi është Specialiste e Kirurgjisë Orale me mbi 7 vite përvojë pune në fushën e stomatologjisë. Gjatë karrierës së saj, ajo është dalluar për përkushtim profesional, kujdes të veçantë ndaj pacientëve dhe rezultate të suksesshme në trajtime në kirurgji orale. Me një qasje të bazuar në profesionalizëm dhe empati, Dr. Valesa sjell siguri dhe besim tek pacientët e saj. Ajo është e njohur për ambicien dhe dëshirën për të avancuar vazhdimisht në profesion, duke ndjekur zhvillimet më të fundit në stomatologji dhe duke aplikuar praktikat më moderne të trajtimit.Përveç profesionit, Dr. Valesa gjen frymëzim në lexim dhe shëtitje në vende të ndryshme, të cilat e ndihmojnë të sjellë qasje të reja dhe energji pozitive edhe në jetën profesionale. Në klinikën Ar Dent Dental Clinic, Dr. Valesa është e përkushtuar të ofrojë kujdes të lartë shëndetësor oral dhe të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së çdo pacienti.

Marigona Kozhani-Dernjani

Marigona Kozhani-Dernjani

Koordinatore Kryesore – Ar Dent Dental Clinic

Marigona Kozhani-Dernjani ka një formim të gjerë akademik në fushën e Kimisë Inxhinierike dhe Infermierisë, të cilin e ka ndërthurur me përvojën profesionale në menaxhim dhe organizim. Aktualisht ajo është Koordinatorja Kryesore pranë Ar Dent Dental Clinic, ku mban përgjegjësi për menaxhimin dhe koordinimin e burimeve njerëzore dhe pacientëve. Aftësia e saj për të kombinuar disiplinën, komunikimin efektiv dhe kujdesin ndaj detajeve e bëjnë një hallkë kyçe në funksionimin e përditshëm të klinikës. Përtej profesionit, Marigona është e pasionuar pas basketbollit, sport me të cilin është marrë aktivisht në të kaluarën. Ajo ka një shije të veçantë për veshjet e markave të njohura dhe gëzon një dashuri të madhe për ushqimin italian. Në jetën personale, Marigona është nënë e përkushtuar e vajzës së saj Kaona, e cila është burimi më i madh i frymëzimit dhe gëzimit për të.

Besarta Shabani

Besarta Shabani

Koordinatore & Infermiere Ar Dent Dental Clinic

Besarta Shabani ka formim profesional në Infermieri, të cilin e ka shndërruar në një karrierë të suksesshme brenda Ar Dent Dental Clinic. Aktualisht, ajo mban rolin e Koordinatores, duke qenë përgjegjëse për menaxhimin dhe koordinimin e pacientëve, si dhe ofrimin e mbështetjes mjekësore si nfermiere. Ajo veçohet për përkushtimin, disiplinën dhe aftësinë e saj të shkëlqyer organizative, duke siguruar që çdo proces i përditshëm në klinikë të funksionojë me efikasitet dhe profesionalizëm. Përveç punës, Besarta është një person energjik dhe me pasione të ndryshme, që e bëjnë të balancojë në mënyrë ideale kujdesin për pacientët me jetën e saj personale.

Dr. Name

Gzonjeta Krosa

Asistente Dentare në Ar Dent Dental Clinic

E njohur për përkushtimin, disiplinën dhe profesionalizmin e saj, Gzonjeta është një nga asistente më të spikatura të klinikës, me përvojë të gjatë në fushën e stomatologjisë. Pasioni dhe dashuria që ka për punën e saj e bëjnë një pjesë të pazëvendësueshme të ekipit. Jashtë profesionit, Gzonjeta është e lidhur ngushtë me botën e kafshëve. Ajo ka dy qen në shtëpi dhe është mbështetëse e palodhur e të drejtave të kafshëve, sidomos për qentë dhe macet, duke promovuar kujdesin dhe respektin ndaj tyre.

Qendresa Kokolli

Qendresa Kokolli

Asistente Dentare në Ar Dent Dental Clinic

Qendresa Kokolli është një asistente dentare e përkushtuar dhe e pasionuar pas punës së saj në fushën e stomatologjisë. Me përkujdesje dhe profesionalizëm, ajo kontribuon çdo ditë në krijimin e një përvoje sa më të rehatshme dhe të sigurt për pacientët. Përveç profesionit, Qendresën e karakterizon energjia dhe pozitiviteti i saj, të cilat pasqyrohen edhe në hobet që ndjek me dashuri notin dhe fitnesin, duke ruajtur gjithmonë një ekuilibër mes jetës personale dhe asaj profesionale.

Yllka

Yllka Mustafa

Infermiere në Ar Dent Dental Clinic

Yllka Mustafa është një praktikante e përkushtuar në fushën e stomatologjisë, e cila po zhvillon aftësitë e saj profesionale me pasion dhe seriozitet. Ajo tregon entuziazëm të veçantë në çdo detyrë dhe është e angazhuar që të mësojë dhe të përparojë vazhdimisht në profesion. Energjia dhe pozitiviteti i saj reflektohen jo vetëm në punë, por edhe në jetën e përditshme, duke e bërë një pjesë të çmuar të ekipit tonë.

Ylljeta Krosa

Ylljeta Krosa

Ndihmës infermiere në Ar Dent Dental Clinic

Ylljeta Krosa ka përfunduar studimet në Shkollën e Mesme të Mjekësisë dhe është pjesë e ekipit të Ar Dent Dental Clinic si asistente stomatologjike. Ajo njihet si puntorja më e re dhe më simpatike e klinikës, gjithmonë e dashur dhe e afërt me pacientët. Me një natyrë të qetë dhe plot ambicie, Ylljeta është e përkushtuar ndaj punës së saj, duke treguar kujdes, profesionalizëm dhe korrektësi në çdo detaj. Përveç pasionit për fushën e mjekësisë, ajo është e apasionuar edhe pas dizajnit grafik, gjë që reflekton krijimtarinë dhe shijen e saj estetike. Ngjyra e zezë është e preferuara e saj, duke i dhënë stil modern dhe personalitet të veçantë. E zellshme, me energji pozitive dhe të gatshme për të mësuar e për të ndihmuar, Ylljeta është shembull i një vajze të dashur, punëtore dhe me vizion për të ardhmen.

Erona Jashari

Erona Jashari

Ndihmës infermiere

Erona Jashari ka përfunduar studimet në Shkollën e Mesme të Mjekësisë dhe është pjesë e ekipit të Ar Dent Dental Clinic si asistente stomatologjike. Ajo veçohet për qetësinë e saj, e cila sjell siguri dhe rehati tek çdo pacient. E dashur, e përkushtuar dhe gjithmonë me një buzëqeshje të ngrohtë, Erona është shembull i profesionalizmit dhe kujdesit të vazhdueshëm. Si pjesë e ekipit, ajo shquhet për aftësinë për të bashkëpunuar me kolegët dhe për të krijuar një atmosferë harmonike në punë. Me ambicie për zhvillim personal dhe profesional, Erona është një vajzë e zellshme, me karakter të fortë dhe me një qasje shumë humane ndaj pacientëve. Qetësia e saj është forca që e bën të veçantë dhe e dallon në mënyrën se si kujdeset për çdo detaj të punës së saj.

Marigona Konxheli

Marigona Konxheli

Asistente Dentare në Ar Dent Dental Clinic

Marigona Konxheli është pjesë e stafit të *Ar Dent Dental Clinic*, ku kontribuon me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. E dalluar për qetësinë dhe edukatën e saj, Marigona është një vajzë shumë e respektuar që i qaset punës me seriozitet, përkujdesje dhe pa ankesa. Ajo është punëtore dhe e përgjegjshme, gjithmonë e gatshme të japë më të mirën në çdo detyrë që i besohet. Energjia pozitive dhe karakteri i saj i ngrohtë e bëjnë shumë shoqëruese dhe të dashur për kolegët dhe pacientët, duke krijuar një atmosferë miqësore dhe të besueshme. Me vlerat që e karakterizojnë, Marigona përfaqëson një shembull të punës me përkushtim, respekt dhe dashuri për profesionin.

Nerimane Dernjani

Nerimane Dernjani

Recepsioniste në Ar Dent Dental Clinic

Recepsioniste në staf, e njohur për përkushtimin dhe korrektësinë e saj në çdo detyrë. Me energji të pashtershme dhe aftësi të shumanshme, ajo shpesh cilësohet si “gjithologe” e ekipit. Respekti dhe vlerësimi që gëzon nga kolegët vjen si rezultat i punës së palodhur, edukatës dhe profesionalizmit të saj. Neriman është një vajzë jashtëzakonisht punëtore, e sjellshme dhe e dedikuar, që e bën çdo detyrë të duket e lehtë falë seriozitetit dhe buzëqeshjes së saj.

Ibadete Zeka-Shabani

Ibadete Zeka-Shabani

Asistente Teknike Dentare në Ar Dent Dental Clinic

Asistente Teknike Dentare në Ar Dent Dental Clinic. Ajo ka përfunduar studimet në fushën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe niveli Master duke zhvilluar një pasion të thellë për leximin dhe studimin e letërsisë moderne franceze. Me një karakter të qetë, zë të ulët dhe natyrë të përkushtuar, Ibadetja dallon si punëtore e zellshme që sjell profesionalizëm dhe kujdes në çdo detaj të punës së saj. Përvoja e saj ndërthur precizionin teknik me dashurinë për botën e fjalës, duke krijuar një personalitet unik që reflekton harmoni mes shkencës dhe humanizmit.

Doruntina Mustafa

Doruntina Mustafa

Infermiere – Ar Dent Dental Clinic

Doruntina Mustafa është një infermiere e përgjithshme pranë Ar Dent Dental Clinic, e njohur për përkushtimin, kujdesin dhe qasjen njerëzore ndaj çdo pacienti. Me parime të forta profesionale dhe dashuri të madhe për profesionin e saj, ajo kontribuon çdo ditë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore. Si nënë e dy fëmijëve, Doruntina kombinon butësinë, durimin dhe përgjegjësinë, duke e bërë atë një pjesë të çmuar të ekipit tonë.

Erina Zejnullahu

Erina Zejnullahu

Infermiere – Ar Dent Dental Clinic

Erina Zejnullahu është një Infermiere e Përgjithshme e përkushtuar, e dalluar për qetësinë, kujdesin dhe vëmendjen e saj të lartë në punë. Me një qasje profesionale dhe humane ndaj pacientëve, ajo krijon gjithmonë besim dhe siguri në mjedisin ku punon. Aktualisht është duke studiuar Gjuhën Angleze në nivel Bachelor, duke zgjeruar aftësitë e saj në komunikim dhe zhvillim personal. Përveç profesionit, në kohën e lirë ajo gjen inspirim te letërsia, duke lexuar romane dhe veçanërisht novela bestseller, të cilat pasqyrojnë natyrën e saj të thellë në të menduar kritik dhe profesional.